Forumi Shqiptar, (ASH-LDSH), Forca, UT dhe LP, nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

Sot në Ulqin, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Perspektiva, nënshkruan koalicionin parazgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Siç mësojmë bartës i listës do të jetë përfaqësuesi i Forumit Shqiptar.
Vlen të ceket se koalicioni në fjalë përfshinë të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, dhe përfaqësohet, në këshillet komunale, nga 32 këshilltarë.
Për dy ditë me radhe u mbajten takime online, mes perfaqesuesëve të subjekteve shqiptsre dhe përfaqësuesëve te të gjitha shoqatave nga Diaspora, kryesuar nga Mark Gjonaj, për të arritur formimin e një listë të përbashkët, por pa sukses.

Liderët e këtij blloku, Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj, Fadil Kajoshaj dhe Amir Hollaj shtyn procesin e nënshkrimit për disa ditë, me shpresë se edhe pala tjeter do të dëgjojë apelin e disporës dhe votuesit shqiptar në Mal të Zi. Meqenëse deri te formimi i një liste nuk erdhi, ata sot firmosën koalicionin që shtrihet nga Bregu i Bunes deri në Dacaj të Rozhajes.

Malesia.Org