Ruzhdi Gjokaj: Gjeloshaj, Camaj, Kajoshaj, shumë konstruktiv, heqin dorë nga kandidimet për deputet

Kryetari i Shoqatës ”Malësia e Madhe” – Michigan, Ruzhdi Gjokaj, njëkohësisht njëri nga pjesmarrësit në takimin online të Diaspores shqiptare midis liderëve të partive shqiptare, deklaroi përmes faqes së vet personale në facebook, se marrëveshja për një listë të përbashkët nuk është arritur.

Madje, Gjokaj në komente me ndjekësit e tij, theksoi se nga ky takim, Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj dhe Fadil Kajoshaj,  ishin shumë konstruktiv duke pranuar të gjitha kushtet e propozuara, madje edhe duke hequr dorë nga pozita e deputetit vetëm që shqiptarët të jenë në një listë, por kjo megjithatë sipas tij, nuk ishte e pranuar nga pala tjetër.

Malesia.Org