Nga Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik
Derisa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, njëranga pyetjet kryesore, në luftën për ta ngadalësuar atë mbetet: a nambrojnë maskat? Përgjigja e thjeshtë është, po, maskat në fytyrë në kombinim me masa të tjera parandaluese, siç është larjae shpeshtë e duarve dhe distanca fizike, ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të na mbajnë tëshëndetshëm. Shpesh mund të dëgjojmë se maskat, ose mbulesat e fytyrës, nuk ju mbrojnë, dhe se ato mbrojnë njerëzit e tjerë nga mikrobet tuaja. Kjo është e vërtetë, por ne gjithashtu e dimë se maskat mund t’ju mbrojnë nga viruset që përndryshe mund të jenënë ajrin rreth nesh. Pra, këtu janë disa informacione, shpresoj tëdobishme, për mbrojtjen që ju bëjnë maskat dhe mbulesat.
Një pyetje e qartë është, pse nuk u rekomanduan maskat në fytyrë nga zyrtarët e shëndetit publik në fillm in e pandemisë? Ekzistojnë disa faktorë që u përfshinë në këtë vendim: së pari, shqetësimi mbi furnizimin e kufizuar të maskave kirurgjikale dhe respiratorëve N95, që duhej të ruhen për punonjësit e kujdesitshëndetësor. Një faktor tjetër ishte që nga ana kulturore, nga se ne Shtetet e Bashkuara (Sh.B.A.) nuk ishin me të vërtetë e përgatiturpër të përdorur maska, ndryshe nga disa vende në Azi, ku praktikaështë më e zakonshme. Por faktori më i rëndësishëm ishte se në atë kohë, ekspertët e shëndetit publik nuk e dinin plotësisht se në çfarë mase njerëzit me Covid-19 mund të përhapnin virusin, përpara se të shfaqeshin simptomat e infeksionit. Infeksionetvirale, si gripi sezonal, përhapen nga njerëzit simptomatikë. Në ndryshim nga kjo, në rastin e Covid-19, virusi mund të përhapetnga njerëzit në fazat e hershme të infeksionit, kur nuk kanësimptoma. Këto zbulime i shtynë grupet e shëndetit publik që tëbënin një maskë për fytyrën. Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve te Sh.B.A-së (CDC) tani, në rekomandimet e veta, përfshinpërdorimin e maskave të fytyrës, për ngadalësimin e përhapjes sëvirusit.
Pra, maskat dhe mbulesat e fytyrës janë bërë një pjesë e jetëssonë të përditshme. Ato janë thelbësore dhe njerëzit duhet t’iperdorin kur të dalin në vënde publike, si në pazar, ose kur tëshkojnë në aktivitete shoqërore. Maskat i shohim në forma dhe ngjyra të ndryshme. Por në përgjithësi, ekzistojnë dy llojembulesash mbrojtëse: maska të nivelit mjekësor dhe mbulesa jo-fromale apo ‘shtëpiake’ të fytyrës. Maska të nivelit mjekësorpërfshijnë maska kirurgjike dhe respiratorë N95. Ato kirurgjike, për fytyrën përdoren për të bllokuar grimcat e mëdha dhe pikat qe qitën gjatë frymëmarrjes (në ajër kur dikush kollitet ose teshtit). Maska prej rrobash nuk janë të njëjta me maskat kirurgjikale osemaskat e frymëmarrjes N95, të cilat përdoren nga punonjësit e mjekësisë në rrezik të lartë për t’u ekspozuar në koronavirus. Ata mund të mos ju pengojnë të thithni të gjitha grimcat që mbajnëkoronavirusin. Por kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të veshëshnjë.
Si na mbrojnë maskat: Si e dime, koronavirusi është përhapurkryesisht përmes pikave që dalin nga goja, ose hunda e njerëzvekur kolliten, teshtijnë ose flasin. Maskat e thjeshta prej rrobaveveprojnë si një pengesë fizike për të mbajtur pika të mëdha nga spërkatja në ajër, ku dikush tjetër mund t’i marrë frymë brenda dhe të infektohet. Maska e fytyrës zvogëlon sasinë e virusit të cilit i ekspozoheni. Nëse jeni mjaft i pafat për të hasur një person infektiv, perdorimi i çdo lloj mbulese të fytyrës do të zvogëlojësasinë e virusit që mund të thithni. Në toksikologji, ne kemi njëthënjë, që “sasisja dhe koha” përcaktojnë toksicitetin. Kjo do tëthotë, sa prej sa, dhe për sa kohë jemi të ekspozuar ndaj një agjentitë dëmshëm. Siç rezulton, kjo është shumë e rëndësishme. Pra, marrja e një sasie të vogël të virusit, dhe per nje kohe te shkurtër, mund dhe të mos shkaktojë sëmundje ose infeksion, por dhe neseshkaktohen, efektet mund të janë shumë më të lehta. Ndoshta, kjoështë arsye kyçe që disa të infektuar pësojnë simptoma të buta, osedhe aspak simptome. Por thithja e një vëllimi të madh të grimcaveqe permbajne viruse, mund të rezultojë në sëmundje serioze osedhe vdekje. Ne, po ashtu e dimë se edhe mosha e përgjithshme dhe gjendja shëndetësore e personit të ekspozuar ndaj virusit, janëfaktorë përcaktues në rezultatin e sëmundjes. Të moshuarit dhe atanë gjëndje të dobësuar shëndetësore janë goditur më rëndë nga kyinfeksion.
Në mbyllje, në kombinim me metoda të tjera të parandalimit tëvirusit, si higjiena e mirë dhe distanca fizike, mbulesat përfytyrën si maskat kirurgjikale të fytyrës, respiratorët N95 dhe madje edhe mbulesat e fytyrës të bëra në shtëpi, mund tëndihmojnë në uljen e rrezikut të përhapjes së virusit, oseinfektimit, dhe mbajtjen tuaj të shëndetshme. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i praktikoni këto!
** Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës -VATRA