Prof.Dr Martin Berishaj: Votoni Listën Shqiptare

Prof.Dr Martin Berishaj,  fton votuesit shqiptar që të votojnë Listën Shqiptare.

Lexoni postimin e plotë:
Votues shqiptarë !
Të votosh është obligim i çdo qytetari i moshës madhore. Te votosh për veti është jo vetëm obligim por pjekuri politike e kombëtare edhe dosmosdoshmëri, e pastaj vota e dhënë behet pergjegjësi e atyre që kanë dalë të artikulojne interesat shqiptare, e që me atë përcaktim u jepni fatin tuaj dhe të familjes për katër vjet në duar të tyre.
Çdo votues,  para se të voton duhet te mendoj shqip dhe të jap votën për të ardhmen e vet, te femijëve dhe të familjes. Mos u tradhëtoni me premtime boshe, që ndoshta edhe u janë dhënë për të votuar “për ata, për të tjerët!”, pra, për partitë joshqiptare, të cilat e kanë gojën plotë “qytetari”, sepse me të refuzoni vetën dhe përkatësinë tuaj kombëtare, gjuhën e nënës.
Te diel, dilni sa më masovikisht në vendvotime dhe votoni vetëm për veti, për shqiptarë, për truall dhe gjakun tuaj. Na priftë e mbara.
Votoni Listën shqiptare!