Në prani të shumë dashamirësve të fjalës së shkruar, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe zyrtarëve të komunës së Tuzit, sonte në Tuz është hapur për herë të parë Panairi i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 28 gusht 2020.
Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit
Në Panair marrin pjesë rreth 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni.
Fjalen e rastit në emer të organizatorit e mbajti sekretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale zn.Marina Ujkaj, kurse Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj.
Ky panair është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave.
Malesia.Org