DPS e Milo Djukanovic del në opozitë?

Milo Djukanovic që udhëheq me Malin e Zi që prej 1990-ës herë si Kryeministër dhe herë si President, tashmë me shumë gjasa do të jetë në opozitë.

Sipas rezultateve paraprake në bazë të 96,4% të votave të numëruara, DPS-ja e Djukanovic-it ka 30 mandate.

Në bazë të këtyre rezultanteve, DPS-ja së bashku me partnerët tradicional mund të ketë gjithsej 40 mandate.

Ndërkaq, tre koalicionet opozitare të cilat kanë paralajmëruar bashkëpunimin, koalicioni i udhëhequr nga Fronti Demokratik, koalicioni i udhëhequr nga Demokratët-Demos dhe koalicioni i udhëhequr nga URA do të kenë 41 mandat.

DPS – 30 mandate
Fronti Demokratik – 27 mandate
Demokratët-Demos – 10 mandate
URA – 4
Socialdemokratë – 3 mandate
Partia Boshnjake – 3 mandate
Koalicioni shqiptar “Koha është tani” – 1 mandat
Koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” – 1 mandat

/MALESIA.ORG/