Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Miçigani, ndihmon 30 familje me nevoja të veçanta

Sot në QKI, “Malesia” në Tuz, kryetari i Shoqatës adhtetare “Malesia e Madhe” nga Miçigani, z.Ruzhdi Gjokaj, ndau mbi 30 ndihma, për familjet të cilat kanë përsona me nevoja të veçanta, me vlerë prej 300 $ për person.

Gjatë fjalës përshendetëse, z.Ruzhdi Gjokaj, ishte shumë i emocionuar nga madhi për vendlinje, e që nuk i munguan as lotët, ç’gjë, te të pranishmit zgjoi emocione të veçanta.
Të pranishmit në emer të pushtetit lokal në Tuz, i përshëndeti, kryetari i LDSH-së, z. Nikollë Camaj, i cili falenderoi shoqaten në fjalë për ndihmen që e bën nder vite për Malësinë.

Kjo Shoqata gjatë veprimtarisë së vet 18 vjeçare, per nevoja të ndryshme që ka Malesia, ndau rreth 1 milion e 800 mijë dollarë amerikanë, qoftë për personat me nevoja të veçanta, infrastrukturen në Malësi apo ndihma për studentët malësorë, prandaj është për ç’do lavdatë puna dhe kujdesi që bëjnë për Malësinë.

Albert Camaj