Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të portalit Malësia.org!
Sot, në 20-vjetorin e krijimit të portalit Malësia.org, gjej rastin të shpreh urimet më të mira dhe më të sinqerta për ditëlindjen e një dritareje të rëndësishme që publikon lajmin dhe aktualitetin në gjuhën shqipe në Malin e Zi.
Malësia.org është dukuri sa sociale, po aq edhe politike për shqiptarët e Malit të Zi, sepse është një portal, që jo vetëm informon me korrektësi dhe përgjegjësi, por kultivon ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi dhe trevave shqiptare në Mal të Zi në veçanti.
Në publikimet tuaja nuk përcillet vetëm misioni i edukimit të brezit të ri me historinë e popullit tonë por edhe nxitet dashuria për gjuhën amtare si dhe kultivohet edhe dashuria për artin dhe krijimtarinë artistike shqiptare.
Gëzuar 20 vjetorin Malesia.org!
Ridi Kurtezi, Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi