Komuna e Tuzit, shpall konkurs për shpërndarjen e bursave

Në bazë të nenit 5 të Vendimit mbi burësimin e studentëve në Komunën e Tuzit (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr.32/19, 38/19), Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Komunës së Tuzit, më 30.09.2020, shpall

K O N K U R S
PËR SHPËRNDARJEN E BURSAVE

Komuna e Tuzit në vitin studimor 2020/21 do të bursojë studentë të rregullt të studimeve themelore dhe studimeve akademike universitare.
Bursat ndahen për një vit studimor, në vlerën prej 50,00 euro në muaj ku do të paguhen për dhjetë muaj të vitit studimor.
E drejta në ndarjen e bursës realizohet përmes paraqitjes në këtë konkurs. Që kandidatët të merren në shqyrtim për ndarjen e bursës, duhet që:
– të kenë nënshtetësi malazeze,
– të kenë vendqëndrimin në Komunën e Tuzit,
– të kenë mbaruar vitin paraprak sipas programit të studimeve të larta të institucionit arsimor ku studiojnë, me notën më të ultë 8,5 dhe 90 % të ECTS kredive.
– për herë të parë të kenë regjistruar semestrin e vitit studimor,
– mos të kenë përsëritur asnjë vit studimor gjatë studimeve,
– mos të jenë në marrëdhënie pune,
– mos të jenë mbi moshën 25 vjeçare.
Për të dëshmuar plotësimin e kushteve, kandidatët që konkurrojnë për marrjen e bursës, krahas fletëparaqitjes në konkurs, dorëzojnë edhe këto dokumente:
– vërtetim mbi vendbanimin,
– vërtetim mbi regjistrimin e vitit studimor,
– vërtetim mbi dhënien e provimeve nga viti paraprak,
– vërtetim mbi vlerën e përqindjes së ECTS kredive të realizuara,
– vërtetim mbi notën mesatare aktuale,
– dëshmi (deklaratë) se nuk është në marrëdhënie pune,
– dëshmi (deklaratë) se student nuk pranon bursë tjetër.

Dita e fundit e afatit për dorëzimin e fletëparaqitjes është data 30 tetor 2020.

Fletëparaqitja, bashkë me dokumentacionin në fjalë, i dorëzohet Sekretariatit për vetëqeverisje lokale më së voni deri në datën e cekur më lart. Fletëparaqitja mund të dorëzohet në arkivin e Komunë së Tuzit, ose përmes postës. Të gjitha informatat e nevojshme keni mundësi që t’i merrni përmes telefonit: 020/875-167.
Paraqitjet e paplota dhe jashtë afatit nuk do të shqyrtohen. Pas skadimit të afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve, Komisioni përcakton listën e studentëve të cilët plotësojnë kushtet e konkursit. Lista publikohet në web faqe dhe në tabelën e lajmërimeve të Komunës.
Pjesëmarrësit e konkursit kanë të drejtë ankese ndaj Komisionit për shpërndarjen e bursave në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të listës.

Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Komunës së Tuzit
Numër: 04-032/20-9211
Tuz, 30.09.2020.