Fiton Deçiqi, kalon në vendin e parë të kategorisë superiore

KF Deçiqi fitoi sonte me rezultat 3-0 kundër OFK Titograd nga Podgorica.

Me këtë fitore, Deçiqi tashmë kalon në vendin e parë të ligës superiore të Malit të Zi.

Golin e parë për Deçiq e shënoi Kristijan Vulaj në minutën e 68-të. Ndërsa dy golat tjerë i shënoi Ilir Camaj në minutat 85 dhe 87.

KF Deçiqi ka 4 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje në superioren e Malit të Zi.

/MALESIA.ORG/