Gjeloshaj është i pakënaqur me ndarjen e pronës me Kryeqytetin, do të njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare

Duke pasur parasysh se qëndrimi jo korrekt i Kryeqytetit ndaj Komunës së Tuzit po vazhdon, e për çka përgjegjës është Kryetari i Komunës së Podgoricës, ne jemi të detyruar që përmes policisë të marrim pronësinë e pronës sonë, e cila po përdoret në mënyrë të paligjshme dhe uzurpuar nga Kryeqyteti, tha Kryetari i Komunës së Tuzi Nik Gjeloshaj.

Siç tha ai, kulmi i sjelljes jo-morale është se “kamionët tanë të përbashkët për grumbullimin e mbeturinave nuk iu dhanë komunës sonë, por atë e kanë bërë disa komuna tjera miqësore”.

Gjeloshaj sqaroi se për këto sjellje të Kryetarit të Kryeqytetit dhe administratës së tij është njoftuar edhe Kryeministri dhe Presidenti i shtetit por që ende nuk ka asnjë përmirësim në sjelljen e tyre, dhe që sipas tij, tashmë mbetët vetëm që të informojnë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Gjeloshaj thotë se pritja ka marrë fund, pasi që Kryeqyteti po e keqpërdorë pozitën dhe po shfrytëzon të gjithë pasurinë që kemi fituar së bashku, dhe kjo është e paligjshme.

“Komuna e Tuzit do të marrë përsipër dhe menaxhojë pronën e përbashkët e cila gjendet në territorin e Komunës së Tuzit, ashtu siç po bën Komuna e Podgoricës me pronën tonë të përbashkët e cila gjendet në territorin e sajë”, tha Gjeloshaj.

Ai tha se nuk do të presin më dhe do të marrin krejtësisht në kontroll ndërmarrjen e “Deponisë”, “Tregut”, Ujësiellësin dhe puset e ujit në Tuzi, pastaj “Çistoqen”. Duhet shtuar se të gjitha këto ndërmarre, përveç Deponisë, shmangin pagimin e taksave komunës së Tuzit, madje Ujësiellësi nuk ka paguar as koncesionet, prandaj do të jetë e para në listën e sanksioneve, u shprehë Gjeloshaj.

Gjeloshaj gjithashtu sqaroi se Kryebashkiaku i Podgoricës ka tjetërsuar 400.000 euro të komunës së Tuzit që ishin ndarë nga Qeveria për ndërtimin e rrugës Delaj – Koritë. Sipas tij, fondet e përmendura u siguruan personalisht nga Presidenti i shtetit me kërkesë të diasporës sonë. Ai tha se Kryeqyteti edhe një herë mashtroi diasporën tonë, e cila investoi një milion dollarë në këtë rrugë.

/MALESIA.ORG/