Pamje e shëmtuar dhe mungesë e edukatës qytetare!

Pamje të shëmtuara, si kjo në fotografi, jemi mësuar ti shohim shpesh, kudo në territorin e Komunës tonë.

Jemi mësuar të shohim mbeturina jashtë kontejnerëve, bile edhe kur kontejnerët nuk janë plotë. Qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturinat jashtë tyre, duke i dhënë kështu vendit tonë dhe ambientit ku jetojmë, një pasqyrë të shëmtuar dhe të sëmurë.

Aty përpos mbeturinave të zakonshme, sheh dyshek të vjetër, mobile dhe lloje të ndryshme të mjeteve.

Ambienti jetësor, hapësira publike ku jetojmë dhe ku rrisim fëmijët tonë, nuk guxon të ketë një pamje të tillë dhe nuk përkon me një kulturë qytetarie.

/MALESIA.ORG/