Tre persona vdiqën në Malin e Zi të regjistruar si të infektuat me koronavirus në 24 orët e fundit.
Një total prej 344 rastesh të reja pozitive të infektuar me covid-19 janë regjistruar në laboratorët e Institutit për Shendetësi Publike dhe laboratorëve të tjerë në vend, të cilët kryejnë diagnostifikim PCR për koronavirusin.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, në Komunën e Tuzit momentalisht të regjistruar si të infektuar me koronavirus janë 19 persona.
Nga këto të dhëna, nga fillimi i Qershorit në Komunën e Tuzit janë shëruar 68 persona, ndërsa janë regjistruar 2 raste vdekjesh si pasojë e koronavirusit.
/MALESIA.ORG/