Në Triesh, mbahet Panairi i prodhimeve tradicionale

Sot në Triesh, u mbajt Panairi Expo Trieshi 2020,  nën organizimin e Shoqates Joqeveritare OAZA 2000 në krye me Pashko Lucaj, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit dhe Organizatën Turistike të Tuzit.

Sot në këtë event ishin 17 pjesëmarrës nga Trieshi, të cilët ekspozuan prodhimet e veta vendase, për ndryshe prodhime organike si: Patatja e Trieshit, djathi, maza, qepët, mjalta e zonës, rakia e thanave, çaji i bjeshkëa, ftoj dhe molla vendi etj.
Po ashtu në stendët e Panairit mund të shiheshin edhe ushqimet tradicionale si: Pitja e kllinit, kaçimaku, djathi i zjerë, etj.
Në pjesën formale të cilën e moderoi Teuta Gjokaj, fjalën përshendetese e patën kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe sekretarja e sekretariatit të bujqësisë, Ismeta Gjoka. 
Për pjesën argëtuese u përkujdes SHKA “Besa” nga Trieshi.
Një kënd i hapësirës ishte rezervuar për lojëra të ndrysme siç është harku me shigjeta.
 
Në fund organizatorët shtruan një drekë me ushqime tradicionale.

Vlen të ceket se ky është panairi i parë i këtij lloji në Malësi.
Malesia.org