Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, morën pjesë në ndarjen e librave në shkollat fillore ,,Mahmut Lekiq”- Tuz dhe ,,29 nëntori”- Dinoshë.
Ndërkaq, të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Komunës të Tuzit u pajisen me tekstet shkollore të cilat u siguruan falas nga ana e Komunës së Tuzit.
“Edhe. një premtim i dhënë u realizua, duke dëshmuar se Komuna Juaj është përherë në shërbimin e qytetarëve të vet!
Të gjithë nxënësve Ju urojmë shumë suksese!”, deklaroi Gjeloshaj.
Gjeloshaj theksoi se ky vendim për blerjen e teksteve mësimore është ndihmesë ndaj të gjitha familjeve fëmijët e të cilave ndjekin mësimin në shkollat fillore, brenda Komunës së Tuzit.
Malesia.Org