Në datën 12 tetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleksa Beçiq.
Gjatë takimit Ambasadori Kurtezi ka uruar Kryetarin Beciq për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Mali të Zi dhe ka përcjellë mesazhin e urimit te Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe u shpreh vullneti dhe gadishmëria për ti nxitur dhe zhvilluar ato edhe më tej, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis të dy parlamenteve.
Në bisedë u vlerësua roli dhe kontributi pozitiv i pakicës shqiptare në zhvillimet në Malin e Zi si dhe në zhvillimin e marredhënieve dypalëshe.