Gjeloshaj: Do të kërkojmë më shumë se një Ministri dhe Zëvendës Kryeministrin

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, deklaroi se koalicioni që ai përfaqëson mund të kërkojë më shumë vende në qeveri, sesa pozitën e një ministri dhe pozitën e zëvendës kryeministrit, nëse bien dakord me mandatarin Zdravko Krivokapiq, mbi qëllimet e programit qeverisës.

Sidoqoftë, siç theksoi ai, ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para, në mënyrë që të mund të flasin më saktësisht për detajet e shpërndarjes së vendeve në qeveri.

“Ne nuk kemi diskutuar për shpërndarjen e funksioneve brenda koalicionit. Nëse biem dakord mbi qëllimet e programit, atëherë mendoj se duhet të kërkojmë më shumë se kaq. Por gjithçka varet nga programi i qeverisë dhe nga ajo se nga kush do të menaxhohet sektori i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Ka shumëçka që duhet qartësuar, për të arritur deri te ajo se cilat vende do t’i mbulojmë në qeverinë e re”, deklaroi Gjeloshaj, për gazetën “Dan”.

“Ftesën për takim e kemi fituar, por ende nuk është caktuar data se kur do të takohemi. Do të duhet të jetë gjatë kësaj jave. Ndoshta të mërkurë ose të enjtën”, theksoi Gjeloshaj.

Ndërsa, përfaqësuesi i Listës Shqiptare, Nikollë Camaj, kohë më parë, për gazetën “Dan”, kishte shprehur qëndrimin e vet, se vendi i zëvendes kryeministrit dhe një ministri,  duhet të jetë minimumi që do të duhet të fitojnë, nëse hyjnë në qeverinë e re, duke kujtuar se kjo ministri nuk ka nevojë me qenë ajo e pakicave.

Camaj theksoi se për listën e tyre, prioritet paraqet programi, mbi të cilin duhet të bien dakord, e tek pastaj pozicionet.
Malesia.Org