Shqipëria mbështet financiarisht pasurimin e biblotekave në Tuz

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur të marrin përsipër mbështetjen financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në gjuhën shqipe në qytetin e Tuzit, shkollës fillore ‘Mahmut Lekiq’ dhe shkollës së mesme “25 Maj”.

Lexoni postimin e plotë të Cakaj:

Pas financimit të projektit të librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit, tani kemi vendosur të marrim përsipër mbështetjen financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në gjuhën shqipe në qytetin e Tuzit, shkollës fillore ‘Mahmut Lekić’ dhe shkollës së mesme ‘25 Maj’. Kjo e fundit është shkolla e vetme e mesme në të gjithë rajonin e Podgoricës. Po ashtu, ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen e plotë me literaturë bashkëkohore shqipe për këto dy shkolla.

Derisa të ndodhë funksionalizimi i plotë i Fondit Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne gjithsesi do të vijojmë mbështetjen për projekte të ndryshme në të mirë të shqiptarëve atje, veçanërisht në ruajtjen e ngritjen e arsimit në gjuhën shqipe.

Në ndërkohë për një kohë të shkurtër do të hapim edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin 😍…