Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë e Kosovës

Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti ndërsa kërkoi nga presidentja i vendit të shpall zgjedhjet jo më larg se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre

Vendimi i Gjykatës e Kushtetuese pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Qeveria e zotit Hoti u miratua me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila ka nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar.

Pa votën e zotit Arifi, ky minimum nuk do të ishte arritur.