Shqipëria, do të financoi rindërtimin e shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj-Rozhajë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur të marrin përsipër një pjesë të rindërtimit të shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, pas dëmeve madhore të shkakëtuara nga zjarri në muajin maj.
Cakaj njofton, se pēr këtë nuk do të kujdesen vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.
Lexoni postimin e plotë të Cakaj:
Mirëmëngjes 😊,
Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të shkollës ‘Dacaj’ në Rozhajë – e vetmja shkollë shqipe në atë vend – kemi vendosur të marrim përsipër një pjesë të rindërtimit të saj pas dëmeve madhore të shkakëtuara nga zjarri në muajin maj.
Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi. Për këtë nuk do të kujdesemi vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.
Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësëve do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë 🇦🇱🤝🇽🇰…
Malesia.Org