Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, drejton kuvendin në gjuhën shqipe, SD dhe PSD kundërshtojnë

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, nga radhët e LDSH-së, sot, gjatë mbajtjes së seancës të kuvendit komunal të Gucisë, drejton kuvendin në gjuhën shqipe, ndërsa partitë opozitare SD dhe PSD kundërshtojnë këtë.

Dy partitë opozitare partia e Radonçiqit (SD) dhe ajo SDP – e Ellvis Omeragiq, degët e Gucisë, për te dytën herë radhazi kanë kërkuar nga kryetari e Kuvendit zt.Bujar Hasangjekaj që së pari t’iu drejtohet në gjuhën zyrtare, asamblistëve të Kuvendit, pra në gjuhë malazeze e pastaj në gjuhë shqipe, raporton portali plavaeguciasot.com

Kryetari i Kuvendit zt. Hasangjekaj fillimisht iu ishte drejtuar Kuvendit sot në gjuhë shqipe e më pastaj në gjuhë malazeze.

Këshilltari i Socialdemokrateve (SD) zt.Admir Mullamekiq dhe vetë kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP) zt.Omeragiq janë duke e cituar nenin 13 te Kushtetutës se Malit te Zi dhe duke u thirrur në te, ku thuhet se gjuhë zyrtare në Mal te Zi është gjuha malazeze, dhe sipas tyre duhet te përdoret gjuha malazeze e pastaj gjuha shqipe.

Sa për sqarim, në nenin 13 dhe në asnjë nen tjetër, e asnjë ligj e madje as në ligjin e posaçëm NUK THUHET qe NUK LEJOHET PERDORIMI I GJUHES SHQIPE por përkundrazi, është në përdorim edhe gjuha shqipe.

Duhet cekur se 8 këshilltarët e këtyre dy subjekteve SD dhe SDP te përfaqësuara ne kuvendin e Komunës se Gucisë janë të përkatësisë etnike boshnjake dhe tash e një kohë me kërkesa të paarsyeshme tentojnë ta pengojnë punën e Kuvendit Komunal të Gucise.
Malesia.Org