Të nderuar qytetarë,
Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, u aprovua buxheti për vitin 2021 me vlerë prej 6 000 000 euro.
Dashakqinjet e Komunës vite me radhë janë munduar të na bindin se Tuzi nuk do të mbijetoj si komunë në vete, por buxheti i vitit 2020 e veçanërisht ky i 2021 i demanton manipulimet e tyre.
Në vitin 2020 investuam shumë në infrastrukturë rrugore, ndërtuam katër rrugë me vlerë rreth 700 000 euro, për nxënësit e Komunës tonë siguruam librat falas, klubet sportive arritën rezultate historike, jeta kulturore u ringjall.Rezultatet tona i kanë vërejtur edhe organizatat ndërkombëtare të cilat na vlerësuan me çmimin për menaxhim të suksesshëm.
Buxheti që u miratua sot, së pari është buxhet zhvillimor, i konceptuar mirë dhe gjithëpërfshirës.
Përveç mjeteve që janë paraparë për kulturë, sport, arsim, theks i veçantë është vënë në investimet kapitale, ku hyjnë ndertimi i rrugëve Dushiq – Vrane, Poprad – Korit, rrugës së Rakiqit, të Vllanes, Shipshanikut.
Gjithashtu do të investohet në ndërtimin e ujësjellësit në zonën malore, si dhe në mirmbajtjen dhe ndertimin e rrugëve lokale.
Forumi shqiptar, së bashku me partnerët e tjerë të koalicionit, po punon shumë në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të Malësisë.
Motivi për punë nuk na mungon, por përkrahja e madhe që fitojmë nga qytetarët e Komunës tonë , na obligon që të punojmë edhe më shumë në zhvillimin e vendit tonë.
Malësia po ndryshon!
Ivan Ivanaj
Nënkryetar i Komunës së Tuzit dhe kryetar i LDSH-së për Malësinë