Komuna e Tuzit, ndanë 11 bursa për studentët më të mirë

Komuna e Tuzit edhe këtë vit, ashtu sikurse vitin e kaluar, ka ndarë bursa për 11 studentët më të mirë të përzgjedhur nga Komisioni për ndarjen e bursave për vitin 2020/2021.
Kryetari i komunës, z. Nik Gjeloshaj, shprehi bindjen se kjo traditë do vazhdojë edhe në të ardhmen, me numër akoma edhe më të madh të bursistëve.
Z. Gjeloshaj ne fjalën e tij pëshëndetëse u shpreh se ‘’investimi tek të rinjtë ambiciozë dhe me vizion të qartë, është gjithmonë një investim i shkëlqyer për një të ardhur më të mirë të vendit’’.

Komuna e Tuzit!