Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, në Komunën e Tuzit, në 24 orët e fundit, janë shënuar 3 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Numri aktual i të infektuarve në Malësi është 123 persona, ndërsa të shëruar janë 422 persona.
Sipas të dhënave nga IShPMZ, nga fillimi i pandemisë, nga pasojat e COVID-19, në Malësi kanë vdekur 6 persona.
/MALESIA.ORG/