Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin THIRRJE PUBLIKE për shkrime investigative.
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është lufta ndaj korrupsionit,nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.
Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme:
Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet:
• të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion
• të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik
• të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve
Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar.
Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:
Çmimi I – 400 euro
Çmimi II – 300 euro
Çmimi III – 200 euro
METODA E APLIKIMIT
Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “THIRRJA PËR SHKRIME HULUMTUESE”
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal tëZi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese.
Thirrja do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021.
Kjo thirrje publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” imbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.
