Nga Gjekë Gjonaj
Në traditën historike të trieshjanëve vend tëveçantë zë edhe vojvoda, Emërtimi “vojvodë” ,siç shpjegohet në veprën “ Leksikoni historik i Malit të Zi”, botuar në Podgoricë në vitin 2005, ka qenë titull ushtarak mesjetar ( komandant ushtrie, urdhërdhënës). Vojvodë në kuptimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës, kanë qenë prijës, respektivisht kryetarë të një vëllazërie tëmadhe brenda një fisi të caktuar në Triesh.Domethënë vojvodë nuk kanë pasur të gjitha fiset trieshjane , por kryesisht ato më të mëdhatë. Titulli vojvodë ka qenë i trashëguar, sikurse edhe titulli bajraktar ( shqip flamurtar). Këta njerëz të dalluar për aftësitë dhe vlerat e tyre individuale dhe njerëzore nga disavëllazëri e fise në këtë trevë shqiptare fillimisht kanë qenë të ngarkuar të qeverisë osmane. Ataishin njerëz të besueshëm të pushtetit turk, tëcilët ndiqnin zbatimin e urdhrave , sidomos pas reformës së Tanzimatit e cila filoi në vitin 1839 dhe përfundoi në Periudhën e Parë Kushtetuese , në vitin 1876. Të gjthë vojvodëttrieshjanë zgjdheshin dhe emrëoheshin ngaveziri i Shkodrës (pusheti osman).
Edhe pas rënies së pushtetit turk vojvodëtvazhdojnë të udhëheqin ( “ sundojnë)” në këtë bajrak, deri në gjysmën e dytë të shekullit 19-të. Prej kohës kur ushtria malazeze hyri ( pushtoi) në Triesh, dy vite para Kongresit të Berlinit, vojvodët i zgjodhi dhe i emëroi pushteti iatëhershëm malazez. Kjo nuk ndodhi vetëm nëTriesh, por edhe në trevat e tjera të Malësisë sëMadhe, në Hot, Grudë e Kojë. Vojvodët e këtyrekrahinave ishin njerëz të besueshëm të Perandorisë Osmane, të Mbretërisë sëJugosllavisë dhe të Mbretërisë së Malit të Zi. Shikuar nga aspekti i asaj kohë vojvodëttreishjanë por edhe të krahinave tjera, edhe nëPerandorinë Otomane edhe në Mbretërinë e Malit të Zi e deri në Luftën e Dytë Botërore,kujdeseshin për interesat vendore dhe zbatoninligjet. Pavarësisht se vojvodët shqiptarë-malësorë janë emëruar nga ushtria turke dhe mbretëtria malazeze gjithmonë janëpërpjekur me gjithë forcën e mendjes dhe të trupit që veprimet e tyre të ishin në pajtim me interesin e popullit të vet. Ata, në radhë të parëdhe mbi të gjitha, vendimet e veta i merrnin nëfavor të ruajtjes së qënies shqiptare, duke mosbërë asnjë kompromis me pushtuesit, në dëmtë mbrojtjes së kauzës kombëtare shqiptare.
Nga dëshmitë dhe bisedat e trieshjanëve tëvjetër, por edhe të malësorëve të tjerë tëmoshuar, rezulton se vojvodët, bashkë me bajraktarët dhe krerët e tjerë të fiseve luftoninpër liri e barazi të popullatës vendase, në rrethana historike jashtëzakonisht tëpafavorshme për shqiptarët. Në këtë aspekt, mendoj se duhet shikuar dhe vlerësuar rolin, rëndësinë dhe kontributin e tyre nëpër shekuj.
Referuar tregimeve të moçme, mbështetur në kujtesën e trieshjanëve dhe literaturës që mëka rënë në dorë, do të përpiqem të jap emrat e vojvodëve të Trieshit, që nga fillimi i shekulitXVIII e deri në vitin 1876, me rënien e Trieshitnën administrimin e Malit të Zi, kur edhe u zhduk ekzstimi i Institucionit të Bajrakut nëmalin e Trieshit. Thuhet, dhe është shënuar ngadisa autorë trieshjanë, se qysh se dihet , përvojvodë në këtë cep të Malësisë së Madhe, kanë qenë nga vëllazëria ( fisi) i Delajve, ngaDukajt e Budzës (Buxës) dhe nga Nikprëlajt e Bëkajve (Trieshi i Epërm). Ndërkaq vojvodë nga Trieshi i Poshtëm kanë qenë vetëm nga fisi Gjeloshaj të Nikmarashit.
Më së shumti vojvodë në Triesh ka trashëguarfisi-vëllazëria Gjeloshaj nga fshati Nikmarash. Nga ky fis vojvodë ka qenë: Lulë Nika. Pas tijvjen Broq Lula, kurse më vonë Prëlë Broqi, Gjokë Prëla, Gilë Doshi, Mark Gjeloshi,NikëGjeloshi, Prëloc Marku dhe Marash Marku. Ky ifundit e mori vojvodllëkun në moshën 20 – vjeçare dhe e mbajti plotë 31 vjet, kur edhebëhet kapidan i Trieshit, të cilën detyrë të lartëe ushtron 26 vjet, deri në vdekje. Vlen tëtheksohet se Marash Marku e mbajti pushtetin(sundoi) në Triesh gjithsej 57 vjet ( 31 vjetvojvodë ).
Fisi i Delajve ka pasur një vojvodë – Pal Lekën. Një vojvodë më shumë ka pasur fisi i Dukajve të fshatit Budzë. Vojvodë të këtij fisi kanë qenë Makal Raçku dhe djali i tij Lala.
Nga fshati Bëkaj vojvodë i parë u bë Marku iShqepanit. Më vonë atë e trashëgoi i biri, Drashku ( Dreshku), e pastaj vazhdoi të jetëvojvodë Nikë Prëla, njëherazi themelues ishtëpisë së vojvodëve Nikprëlaj. Nikën e trashëgoi nipi i tij Leka. Mbas Lekës vojvodëerdhi i biri i tij Pali . Meqë djali i Palit nuk ishtei aftë për ta trashëguar të jatin , vojvodë bëhetnipi i tij Huso Telash Deda. Atë e trashëgoi Dedë Husi, vojvoda i fundit nga fisi Nikprëlaj.
Në Triesh vojvoda ishte mbi bajraktarin. Vojvoda ishte i pari, ndërsa bajraktari i dyti. Vojvoda në Triesh printe në të gjitha tubime. Fliste i pari. Rrinte i pari. Ky nderim që u bëhejvojvodëve në Triesh, me sa kam njohuri unë(në mos qofsha gabim) është i veçantë dhe ivetëm. Në krahinat tjera të Malësisë së Madheishte ndryshe. Vojvoda ishte nën bajraktarin. Një bajrak në trevat e Shqipërisë së Veriut kishtedisa vojvodë sipas katundeve ( fshatrave ).