Në Koplik është zhvilluar takim koordinues për të “bindur” UNESCO-n (Organizata e Edukimit, Shkencës dhe e Kulturës së Kombeve të Bashkuara) për Xhubletën.
Në takimin e organizuar nga grupi kordinues i punës për pregaditjen e dosjes, rreth xhubletës Malësore, nder të tjera është evidentuar fakti se kjo tashgimi etno-kulturore është padiskutim nje krenari kombëtare, çka kerkohët nga të gjithë jo vretem perkushtim por edhe profesionalizëm për të bindur UNESCO-n, rreth kësaj trashgime.
Është organizuar në qytetin e Kopikut takimi koordinues për xhubletën. Ky takim i zhvilluar në mjediset e Bashkisë Malësi e Madhe, ka patur pjesëmarrës personalitete të artit, kulturës, njohës dhe admirues të etno- kulturës nga Ministria e Kulturës, por edhe ekspërt nga Malësia e Madhe.
Në fokus të bisedimeve ka qënë puna që është bërë , dhe ajo që duhët bërë nga të gjithë së bashku për të plotësuar dosjën e duhur, bindëse dhe natyrisht reale rreth historikut të Xhubletës sonë mbi 3 mijë vjeçare.
Në këtë takim i cili koordinohej nga nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj, përfaqësuesit e grupit të punës nga kryeqyteti Dorian Çene dhe Dorina Arapi kanë diskutuar dhe degjuar mëndimet e njohësve dhe adhuruesve të Xhubletës, intelektual këta Malësor ka ne dakorëdësuar mëndimet për të përcjellë në UNESCO këtë trashgimi kombëtare.
Rreth këtij takimi për revistën “Fjala” është prononcuar nënkryetari i Bashkisë Malësia e Madhe Sytki Ndrecaj, i cili ka treguar rëndësinë që po i kushtohet pregaditjes së dosjes rreth Xhubletës, kjo në funksion të ”bindjes” së UNESCO-s për ti dhënë vëndin e duhur xhubletës sonë.