Gjeka: Zdravko vonë, mbërriti në Kosovë!

Deklaratë për opinion e deputetit të Koalicionit ,,Bashkë nji zã” dhe kryetarit të PD- së, z. Fatmir Gjeka

Në situatën kur tashmë është çështje kohë, që Serbia do të detyrohet të njohë Pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq, dhënë mediave të Beogradit për Kosovën, është politikisht shkurtpamëse, e palogjikshme dhe e dëmshme,
para se gjithash, për qeverinë e tij të brishtë dhe për te personalisht, sepse edhe më shumë prishë imazhin, si në planin regjional, ashtu edhe brenda shtetit.
Sepse, beteja për Kosovën kaherë ka mbaruar! Kush s’e merr vesh dhe s’e kupton këtë, ka dështuar në kohë dhe në hapësirën ku jeton.
Prandaj, i nderuar kryeministër, vonë keni mbërritur në Kosovë!