Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 18 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1085 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Mal të Zi, vendi po ashtu ka regjistruar 417 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 8969.
Nga komuna e Tuzit sot janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Malësi është 113.
Malesia.Org