Sot, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale e komunës së Tuzit, Marina Ujkaj, nenshkroj Memorandumin me shkollën e mesme të përzier “25 maji”-Tuz dhe me shkollën fillore “Mahmut Lekiq”.
Memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional në përmirësimin dhe avancimin e pozitës së të rinjve në komunën tonë. Konkretisht, në këtë Memorandum u diskutua:
• Plani lokal i veprimit për të rinjtë për periudhën 2020-2021;
• Strategjia e punësimit e Komunës së Tuzit 2021-2025, (Plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2021 dhe Plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2022); si dhe;
• Plani lokal i veprimit për mbrojtjen dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë për periudhën 2021-2023.
Është në interesin e të rinjve që përmes bashkëpunimit dhe veprimtarisë së ndërsjellë të kontribuohet në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Avancimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e përfshirjes sociale në nivelin lokal, i cili kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të komunës, si dhe mbron personat me aftësi të kufizuara nga diskriminimi.
Komuna e Tuzit!