Deçiqi fiton Sutjesken 2:1

Deçiqi fitoi sot kundër Sutjeskes së Nikshiqit në stadiumin e Tuzit me rezultat 2:1.

Golin e parë e shënuan mysafirët në minutën e 8-të, ndërsa golin e barazimit për Deçiqin e shënoi Angjello Rudoviq nga penalltia në minutën e 57-të.

Për fitoren e Deçiqit shënoi lojtari Danilo Pesukic në minutën e 63-të.

Momentalisht, pas 24 gjirove të Ligës së Parë të Malit të Zi, Deçiqi ka 38 pikë, aq sa edhe Sutjeska e cila gjendet në vend të dytë.

/MALESIA.ORG/