Masa të reja në Mal të Zi, kufijt nuk mbyllen

Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi, ka ndërmarrë sot , masa të reja në kuadër të luftës kundër pandemisë që do të zgjasin për shtatë ditët e ardhshme.

Me këto masa ndalohet puna e qendrave tregtare, palestrave sportive si dhe bastoreve në Budvë, Tivat, Herceg Novi, Podgoricë, Cetinë, Nikshiq, Kotor, Tivar, Ulqin, Pluzhinë dhe Plevla.
Në këto komuna, ku në 100 mijë banorë ka një mesatare prej më shumë se 800 qytetarësh të infektuar me coronavirus, gjithashtu u është ndaluar të lëvizin jashtë komunës, si dhe funksionimin e objekteve hotelierike.

Në këto komuna, shkollat do të funksionojnë online gjersa kopshtet për fëmijë do të punojnë deri të premten.

Masat parashikojnë gjithashtu mbylljen e parqeve.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic tha se përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, një test negativ PCR ose një test i shpejtë antigjeni jo më i vjetër se 48 orë ose një test serologjik pozitiv për antitrupat IgG, nuk iu kërkohet për të hyrë në Mal të Zi.

Malesia.Org