Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

Nga Gjekë Gjonaj 

Në kërkim të lahutarit  më të vjetër në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, mikpritës e  fisnikështë shumë dashamirës, i ëmbël, i ngrohtë e gazmor. E, si  nund të jetë ndryshe kur ndodhesh në mesin e dy, mbi të gjitha,  njerëzve të mirë ( prindër të dy djemve të shkolluar)  të cilët  gjatë gjithë jetës së tyre  arsimore, edukative e   krijuese lanë gjurmë të pashlyera në arsimin dhe kulturën shqiptare. 

Gjelosh Junçaj, lindi   në vitin 1941 në  fshatin Drume të Hotit, në një familje që ruan traditat shqiptare. U rrit në një truall e popull shumë të vobektë ekonomikisht,  por shumë të pasur  në ndjenjat e tij  shpirtërore.  Aty ku njerëzit ishin  kryesisht  të pashkolluar,  por jo të paqytetëruar.  Është rritur me historinë  e Lahutës së Malësisë.  Në shtëpinë e tij ka disa lahuta e çifteli të cilat i ruan me fanatizëm. Lahuta që disponon ka më se 40 vite. Në lahutë janë të gdhendur disa elemente me motive historike, si koka e Skënderbeut, Shqiponja e elemente tjera.   Dëshira për lahutën i ka lindur qysh në fëmijërinë e hershme, në moshën 7 vjeçare. Ekzekutimin me lahutë e ka trashëguar nga babai  i tij. Si i vogël, thotë,  improvizonteme dy drunjë   lahutën duke kënduar disa vargje këngësh të vjetra. Shokët e klasës në Drume e dinin se ai di t’ikëndojë dhe t’i bjerë lahutës. Dhe për këtë një ditë i treguan ish mësuesit  të tij të ndjerë Gjon Tomë Berishaj, i cili i  sugjeroi atij që të sjellë me vete lahutën në shkollë. Kjo për mësuesin Tomë qe befasi  e bukur. Ndjehej krenar se sa bukur i binte lahutës Gjeloshi i vogël me atë zërin e tij njomcak e të ëmbël.  Gjeloshi qysh atëherë i binte lahutës shpesh në shtëpi, e më vonë në gazmende familjare, në manifestime e  festivale të ndryshme  folklorike brenda dhe  jashtë Malit të Zi. Ka qenë pjesëmarrës me SHKA “ Ramadan Sharkiq  të Tuzit dhe “ SHKA “ Hoti” nga Hoti  në   shumë festivale folklorike e manifestime tjera kulturore  në qytete të ndryshme në  Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës , ku  ka kënduar këngët “ Dedë Gjo’ Luli, “ Martesa e Halilit” , “Hysen Fukaraja”, Muji e tri zanat e malit”, e shumë këngë të tjera kushtuar trimave e  kreshnikëve shqiptarë. dhe figurave  të shquara të kombit tonë. 

Gjelosh Junçaj vërtetë ka qenë ndër rapsodët më të famshëm të kohës së vet në Malësi, më i veçanti nga të gjithë të tjerët.  Me këngën e tij  me lahutë e çifteli  ka çuar peshë zemrat  e  të gjitha grupmoshave .  Ai këndoi aq bukur sa  i kënaqi dashamirët e këngës folklorike-popullore dhe të gjithë e respektonin duke e uruar: “Të këndoftë  zemra o Gjelosh Junçaj! Të lumtë goja.!” Gjithkund po ia lën vedit!   Gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme si  rapsod i mrekullueshëm me zërin e tij kumbues si pushka është shpërblyer me diploma e mirënjohje të shumta. Po ashtu ka fituar çmimin e parë si lahutari më i mirë dhe si organizator i shoqërisë nga Radiotelevizioni i Titogradit për pjesëmarrje në garat  e 12-ta rajonale të folklorit. Me këngët e tij  ka përjetësuar shumë çaste të veçanta historike dhe ka pasqyruar jetën e shqiptarëve-malësorëve. Ai krahas lahutës  interpreton shkëlqyeshëm edhe me çifteli, fyell dhe këndon këngë të vjetra  për maje ( krye)  krahu. Junçaj është jo vetëm lahutar shumë i njohur, por edhe një  poet i vërtetënjë krijues tekstesh të disa  këngëve  që i ka kënduar vetë. Deri më tani, siç pohon ai,  ka botuar dy përmbledhje me poezi dhe në dorëshkrim ka edhe përmbledhjen e tretë  në vargje. 

Ky rapsod popullor, instrumentist e krijues me nostalgji rikujton kohën kur në Malësi lahuta ka qenë instrumenti popullor  më i preferuar. Çdo familje malësore e ka pasur lahutën të varur në mur edhe pse nuk dinin t’i binin. Tani  tek të rinjtë dashuria për lahutën ka filluar të zbehet. Për të mos u zhdukur lahuta në Malësi duhet  ndikuar që nxënësve në shkollë t’u zgjojmë dashurinë dhe interesimin për këtë instrument.”, shprehet Junçaj, duke shtuar se  këndimi me lahutë është  më i vështirë se me çifteli e instrumente tjera. Lajmi i vendimit të marrë nga UNESKO për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe e  ka shqetësuar shumë. Sepse  ,pohon ailahuta kurrë s’ka qenë e serbëve, por e shqiptarëve

Profesori, rapsodi dhe poeti Junçaj  me karakterin, tipologjinë  dhe botën e pasur shpirtërore mbetet shëmbëlltyra e shqiptarit  autentik të malit, i cili do të kujtohet ndër breza jo vetëm si këngëtar me zë  të ëmbël melodik, por edhe si edukator i shumë gjeneratave, ruajtës dhe mbrojtës i vlerave tona dhe kulturës sonë.