Në Malësi 11 raste të reja me koronavirus, shkon në 133 numri i të infektuarve

Në komunën e Tuzit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërkaq numri aktual i të infektuarve është 133 persona të konfirmuar.

Në Mal të Zi të konfirmuar me koronavirus, aktualisht janë 9099 persona.
Që nga fillimi i epidemisë (Mars 2020) numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus në Mal të Zi është 83.165 persona. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1.122 persona.

/MALESIA.ORG/