Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili në hartën e Kosovës, vendosi flamurin serb.
”Le të nervozohet kush të dojë, ama Kosova është shtet dhe pikë”, shprehet Kamberi ndërsa dhe këtë mesazh të tij, e ka shoqëruar edhe me një fotografi të hartë së Republikës së Kosovës me flamurin kosovar.