Haradinaj: Kryengritja e Malësisë së Madhe, mbetet ngjarje e cila prek ndërgjegjen tonë kombëtare

Ish Kryeministri i Kosovës, njëheri edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kryengritja e Malësisë së Madhe, mbetet ngjarje e cila prek ndërgjegjen tonë kombëtare.

Tutje Haradinaj theksoi se Kryengritja e Malësisë, qartësoi qëllimet e shqiptarëve për liri e shtet shqiptar dhe ndarje përfundimtare nga Perandoria Osmane.

Lexoni postimin e plotë të Haradinaj: 

Njëqind e dhjetë vite më parë, gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, në majën e Bratilës, luftëtarët shqiptarë të Hotit, Grudës, Kastratit, Kelmendit, Shkrelit, Trieshit e Kojës, vendosën Flamurin Shqiptar kuq e zi.

Kjo kryengritje, qartësoi qëllimet e shqiptarëve për liri e shtet shqiptar dhe ndarje përfundimtare nga Perandoria Osmane.

Edhe pse fuqitë e mëdha, njohën shtetin shqiptar, padrejtësisht shumica e territoreve që banoheshin nga shqiptarët mbetën jashtë.

Kryengritja e Malësisë së Madhe, mbetet ngjarje e cila prek ndërgjegjen tonë kombëtare, që edhe më tutje shpreh frymën që shqiptarët si komb që nuk i bënë dëm askujt, meritojnë të jetojnë të lirë, me të drejta të barabarta me popujt e tjerë.

RH