ASh – Abazoviq është pjesë e qeverisë antishqiptare

Ne si popull shqiptarë, s’na mbetet asgjë tjetër, por që duhet seriozisht të mendojmë dhe kërkojmë të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kumtesë per opinion e Alternatives Shqiptare:

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin, që Qeveria e Dritan Abazoviqit, në propozimin e buxhetit për vitin 2021 nuk ka planifikuar asnjë cent investime në Komunën e Tuzit, edhe pse na takon me ligj.

Pasi që ishte mysafir në Tuz, para disa kohëve dhe premtimeve që bëri, z.Abazoviq duhet të turpërohet për (mos)veprimet!

Pothuajse të njëjtën praktikë ka vazhduar edhe në Ulqin, si dhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët.
Po ashtu kjo Qeveri, nuk po i kryen obligimet që parashihen me ligj ndaj komunës së Tuzit, siç veprohet me komunat e tjera në Mal të Zi.
Vetëm komuna e Tuzit në buxhetin e shtetit çdo vit paguan tatime mbi gjysmë milioni euro.
Këto e shumë argumente të tjera e dëshmojnë se z.Abazoviq është pjesë e qeverisë antishqiptare dhe se keni qëllim degradimin ekonomik të vendbanimeve autoktone shqiptare.

Ne si popull shqiptarë, s’na mbetet asgjë tjetër, por që duhet seriozisht të mendojmë dhe kërkojmë të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës.