Në 110 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, përshëndes manifestimin e mirënjohjes së shtetit shqiptar për burrat trima të Malësisë dhe konkretisht për Smajl Martinin, Baca Kurtin, Trimat e Kojës, Gjergj Gjokajn, Rexhep Likajn dhe Zef Miliqin. Ndonëse jetuan në kohë të ndryshme, portretin e përbashkët të këtyre malësorëve të shquar e ngjyrosin virtytet më të admirueshme të popullit shqiptar, që nga patriotizmi e heroizmi kundër pushtuesve të huaj e deri te bujaria, mikëpritja, besa, urtësia largpamëse për pajtimin e gjaqeve, apo etja për dituri e arsim. Janë këto veti të shqiptarisë që u flasin nga thelllësia e kohërave brezave të sotëm, për ta bërë shoqërinë dhe shqiptarinë më të mirë, më progresive, më të qytetëruar, më të respektuar, më të ditur dhe më të lidhur me truallin e vet, përreth identitetit të vet shqiptar.
Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi