Në Tuz, për herë të parë do të mbahet Kolonia Artistike “Gjelosh Gjokaj”

Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati për vetëqeverisje lokale, do të organizojë Koloninë Artistike “Gjelosh Gjokaj”, për të parën herë në komunën tonë.

Kolonia Artistike “Gjelosh Gjokaj”, do të hapet të enjtën, më 1 korrik 2021, në ora 20:30, në hapësirat e hotelit “Oasis”, në Tuz, ndërsa do të zgjasë deri më 5 korrik 2021, kur edhe do të mbahet ekspozita e artistëve, në oborrin e QKI “Malesia”, në Tuz.

Në këtë Koloni do të marrin pjesë 20 artistë të artit vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.