KF Deçiqi humbi sot edhe ndeshjen e dytë në Europa Conference League kundër KF Drita nga Gjilani, me rezultatin 0-1.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin e Podgoricës, në praninë e 1.045 shikuesve, përfundoi me barazim 0-0.
Ndërkaq në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 84-të Drita shënoi përmes Ardijan Cucullin, dhe fitoi ndeshjen me meritë.
Shansin më të mirë për Deçiqin e pati Adrijan Rudoviq në minutën e 82-të.
Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2-1 për Dritën.
Edhe pse Deçiqi me kaq e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë garë evropiane, kjo gjeneratë shkroi histori duke qënë e hera e parë që mori pjesë në gara evropiane në historikun 95 vjeçar të klubit. /MALESIA.ORG/