Lindon Gjelaj emërohet UD drejtor i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz

Ministria e Arsimit të Malit të Zi emëroi Lindon Gjelaj për ushtrues detyre të drejtorit të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz.

Lindon Gjelaj, me profesion është profesor i Sociologjisë dhe ka një një angazhim mbi 15 vjeçar si arsimitarë gjimnazin e Tuzit. Ai poashtu ka qenë Këshilltar në disa mandate në Kuvendin komunal të Tuzit.

Gjelaj gjithashtu vitet e fundit mbante pozitën e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi si dhe pozitën e Sekretarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi.

Aktualisht është edhe kryetar i Degës së ASH-së, për Malësi.

/MALESIA.ORG/