Njoftim nga SHPK “Komunale“ për vëndet në cilat mund të deponohen mbetjet nga Kurbanët

Njoftim nga SHPK “Komunale“ për vëndet në cilat mund të deponohen mbetjet nga Kurbanët.
Luten qytetarët të cilët neser festojnë Kurban Bajramin, që mbetjet nga kurbanet të mos i hellin vend e pavend, dhe sidomos jo në koshat e mbeturinave, por në vendet e caktuara enkas për këtë rast: për Tuzin, kamioni i parkuar pas mbikalimit ne rrugën për Milesh; për Dheun e Zi dhe Shipçanikun, traktori do te jetë pranë pistes; për Milesh e Dinoshë, vendi i hapur përtej ures së re të Dinoshes; Vllane e Vrane e Koderbudan, gropçela e hapur në Vllanë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptim, ju urojmë festën e Kurban Bajramit, me mesazh që së bashku të ruajmë mjedisin tonë!

Me respekt,
Nikollë Camaj,
drejtor i SHPK Komunale