U zhvilllua sot në parkun e Tuzit dita e dytë e panairit të librit.
Panairi u vizitua gjatë gjithë ditës nga vizitorë të shumtë, ndërsa mbrëmja ishte e caktuar për promovimin e librit të autorit Nikollë Berishaj.
Penalistët për promovomin e librit “Gjurmë që (nuk) heshtën” i autorit Nikollë Berishaj, ishin prof. Dr. Arsim Sinani, Fran Camaj dhe Ismet Kallaba.
Ndërkaq promovimi i librit të dytë “Kopilani” me autor Çun Lajçi, i cili ishte i planifikuar për sonte, shtyhet për neser mbrëma në ora 21:00.
Në ditën e fundit të panairit do të promovohen librat e Dr. Nail Draga / MALESIA.ORG/