Dita e tretë e panairit të librit – Promovohen tre librat e Nail Dragës dhe libri i Çun Lajçit

U zhvilllua mbrëmë në parkun e Tuzit dita e tretë e panairit të librit.

Panairi u vizitua gjatë gjithë ditës nga vizitorë të shumtë, ndërsa mbrëmja ishte e caktuar për promovimin e tre librave të autorit, Dr. Nail Draga: – “Debati i munguar”, ”Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)” dhe ”Masakra e Tivarit gjenocid kundër shqiptarëve”, si dhe libri ‘’Kopilani’’ me autor, aktorin e njohur – Çun Lajçi.

Penalistët për promovomin e librave te autorit-Dr Nail Draga, ishin Vasel Sinishtaj, prof. Nikollë Camaj dhe Mr. Robert Camaj, kurse për librin ‘’Kopilani’’ të autorit-Çun Lajçi, fjalën e rastit e pati, kritiku i njohur – Zija Vukaj.

Në këtë mbrëmje u përmbyll me sukses edhe Panairi II, i Librit i organizuar nga komuna e Tuzit.

Malesia.Org