Së shpejti në Tuz do të hapet Urgjenca, ka njoftuar Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj.
“Në kontinuitet kam informuar opinionin, që komuna e Tuzit, edhe pse nuk është kompetencë jona, nga viti 2020 ka insistuar dhe përcjell Kërkesa institucioneve relevante për nevojën e domosdoshme të hapjes së urgjencës në Tuz”, ka shkruar Gjeloshaj.
Hapja e Urgjencës është një nevojë esenciale, pasi që jo rrallë, në mungesë dhe në pritje të Urgjencës nga Podgorica, jetët e qytetarëve në Malësi u rrezikuan por edhe u humbën nga mosreagimi i shpejtë.
“Në takimin e fundit me drejtorin e urgjencës së Malit të Zi – Dr. Vuk Nikoviq, u dakorduam përfundimisht për hapjen e urgjencës në komunën tonë. Ndërsa sot, sapo më informuan që janë duke punua me hapa të përshpejtuar, që sa më parë të realizohet kërkesa jonë!
Institucioni në fjalë, ka përgatitur zgjedhjen ideore, ka shpallur prokurimin publik për adaptimin e objektit për hapjen e urgjencës.
Falënderoj drejtorin e urgjencës, Dr. Vukoviq për angazhimin që ka ndërmarr në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Njëkohësisht, dua të theksoj që Komuna e Tuzit do të ndajë 10.000 euro përkrahje, që ky projekt të përfundojë sa me parë”, ka shkruar kryetari Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/