Shqipëria, nga sot, aplikon masa të reja për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të kenë pasaportën e vaksinimit të plotë, test negativ për koronavirusin ose dëshmi se e kanë kaluar infeksionin.
Pasaporta e vaksinimit nuk duhet të jetë më e re se dy javë. Testi PCR vlen 72 orë, ai antigjen vlen 48 orë, ndërsa dëshmia e infeksionit të kaluar nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
Sikurse vendet e tjera të Ballkanit, edhe Shqipëria, javëve të fundit, ka parë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.