Neser do të mbahet diskutimi publik qendror mbi kriteret për dhënien e bursave në Komunën e Tuzit.
Diskutimi do të mbahet në objektin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, me datë 08 shtator 2021, me fillim në orën 10.
Në bazë të nenit 167 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e MZ”, nr. 02/18, 34/19 dhe 38/20), nenit 101 të Statutit të Komunës së Tuzit (“Fletorja Zyrtare e MZ – dispozitat komunale”, nr. 24/19 i 05/20) kryetari i Komunës së Tuzit, ka sjellur:
K O N K L U D I M
1. Përcaktohet projektvendimi mbi kriteret për dhënien e bursave në Komunën e Tuzit.
2. Projektvendimi mbi kriteret për dhënien e bursave në Komunën e Tuzit vihet në diskutim publik në afat prej 15 ditësh, duke filluar nga data26.08.2021, e duke përfunduar me 10.09.2021.
3. Diskutimin publik e organizon Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Komunës së Tuzit, sipas programit të diskutim publik i cili është pjesë përbërëse i këtij konkludimi.
4. Ky përfundim hynë në fuqi ditën e sjelljes.
Me Konkludimin numër 01-031/21–11076 prej më 25.08.2021., ka miratuar projektvendimi mbi kriteret për dhënien e bursave në Komunën e Tuzit.Projektvendimi vihet në diskutim publik në kohëzgjatje prej 15 ditësh, duke filluar nga data 26.08.2021.
PROGRAMI I DISKUTIMIT PUBLIK
1. Projektvendimi në fjalë do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Tuzit.
2. Diskutimi publik do të realizohet në formën elektronike, të shkruar dhe verbale.
3. Diskutimi publik qendror do të mbahet në objektin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, me datë 08 shtatorë i vitit 2021. me fillim në orën 10.
4. Organi i administratës së komunës së Tuzit kompetent për realizimin e diskutimit publik është Sekretariati për vetëqeverisje lokalei Komunës së Tuzit.
5. Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen në formë të shkruar në adresën: Sekretariati për vetëqeverisje lokaleiKomunës së Tuzit, ose në e-emailtuzi@tuzi.org.me, deri në ditëne skadimit të afatit të diskutimit publik.
6. Sekretariati për vetëqeverisje lokaledo të shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve të diskutimit publik dhe do të hartojë Procesverbalin mbi diskutimin e mbajtur publik.