Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të ShëndetitPublik
Vera e vitit 2021, të paktën për ne këtu në Shtetet e Bashkuara(SHBA) filloi me një premtim të mirë. Në Ditën e Përkujtimit(Memorial Day), fillimi tradicional i verës, me miliona njerëz tëvaksinuar, shumë prej nesh menduan se më e keqja e Covid mund të ketë përfunduar. Disa muaj më vonë, atij optimizmi i është dhënë një ton i zymtë dhe i pasigurt, ndërsa vera e nxehtëkthehet në vjeshtë me Ditën e Punës (Labor Day-që është dhe fundi jozyrtar i verës në SHBA). Pas një fillimi entuziast tëiniciativës së vaksinimit dhe disa muaj më vonë, shtytja përvaksinimet u ngadalësua me një mur rezistence. Shtojini kësaj, vera shënoi gjithashtu ardhjen e një varianti më ngjitës, atijDelta. E gjithë ajo përfolje e hershme e verës për “daljen” nga pandemia u shndërrua përsëri në pyetje dhe skepticizëm: Kur do të arrijmë një pikë kthese në luftimin e Covid 19? Kur dhe si do të kthehemi më në fund në diçka afër “normales” përsëri? Edhepse me dhjetëra miliona amerikanë të vaksinuar, rihapjen e shkollave dhe një ekonomi të rimëkëmbur, pandemia Covid-19 më shumë sa vazhdon, veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve, këtu në SHBA por dhe globalisht.
Si do të duken muajt e ardhshëm:
Siç kemi parë në të kaluarën e afërt, muajt e ardhshëm do të naçojnë nëpër kodra dhe lugina, veçanërisht nëse vazhdojmë tëmos kemi më shumë njerëz të vaksinuar. Por sfida do të mbetetnë madhësi dhe formë, sa të mëdha dhe të largëta nga njëra – tjetra do të jenë këto kodra dhe lugina. Më shumë vaksina do tëndihmojnë që kodrat të jenë të menaxhueshme. Risia e këtijkoronavirusi është si një zjarr pyjor që nuk do të ndalet derisa tëgjejë të gjithë drurin njerëzor që mund të djegë. Eshtë gjithashtue mundur që SARS-CoV-2 të mos ndjekë rrugën e përcaktuarnga pandemitë e së kaluarës. Në fund të fundit, është njëpatogjen i ndryshëm, i ri dhe në dukje më i transmetueshëm. Dhe me një numër të vdekur prej më shumë se 4.7 milion njerëzderi më tani, kjo pandemi është tashmë më shumë se dy herë më vdekjeprurëse se çdo shpërthim që nga Gripi Spanjoll i vitit 1918. Pavarësisht valëve fillestare të rënda dhe niveleverelativisht të larta të vaksinimit, në shumë vende, përfshirënumrin e infeksioneve të reja në SHBA, kanë qenë në rritje. Imunizimi po ndihmon në zbutjen e rasteve të rënda dhe vdekjeve, por rritja e infeksioneve të reja do të thotë që virusi po arrin tek të rinjtë dhe të tjerët që mbeten të pavaksinuar, duke çuar në rritjen e niveleve të sëmundjeve serioze në ato grupe. Ajo që duket e qartë është se pandemia nuk do të përfundojë në gjashtë mujorin e ardhshëm. Përhapja aktuale mund të zbutetvetëm pasi shumica e njerëzve, ndoshta 85% deri 90% e popullsisë globale, të kenë një shkallë imuniteti, përmesvaksinimit ose infeksionit të mëparshëm. Disa epidemiologë tani presin që koronavirusi të jetë endemik, që do të thotë se mund tëjetë këtu për të qëndruar në cikle si gripi i zakonshëm. Por edhenëse virusi vazhdon, kjo nuk do të thotë që ne do të jemi te izoluar në një pandemi të përjetshme.
Vaksinat dhe imuniteti:
Vaksinat nuk sigurojnë një imunitet të përsosur – një imunitet“sterilizues.” Imuniteti sterilizues, do të thotë që sistemi ynëimunitar mund të ndalojë që një patogjen, përfshirë viruset, tëmos replikohet brenda trupit tuaj. Kjo zakonisht ndodh kurqelizat imune në trup lidhen me patogjenin në vende që e pengojnë atë të jetë në gjendje të hyjë në një qelizë ku mund tëfillojë të bëjë kopje të vetes. Disa nga këto qeliza imune mund tëprodhojnë antitrupa sterilizues, të cilët janë proteina që njohinproteina dhe struktura specifike në sipërfaqet e patogjenëve. Përtë arritur imunitetin sterilizues, trupi ynë duhet të prodhojë mjaftantitrupa neutralizues dhe duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë në një afat të gjatë. Në mënyrë ideale, ajo çon në imunitet tëpërjetshëm. Shumica e vaksinave prodhojnë një përgjigje imuneqë nuk është sterilizuese, dhe as nuk kanë nevojë që ato të jenëefektive në parandalimin e sëmundjeve. Shumë vaksina kanë përqëllim kryesisht parandalimin e sëmundjeve dhe jo domosdoshmërisht mbrojnë kundër infeksionit (testimit pzitivëndaj Covid-19). Për shumicën e historisë së vaksinimit, njerëzitjanë udhëzuar duke ndaluar sëmundjen, dhe kjo ka qenë e mjaftueshme.b Për shembul, vaksina shumë e suksesshme e lisënuk ishte sterilizuese; megjithatë ajo ende na ndihmoi tëçrrënjosim patogjenin që shkaktonte sëmundjen e lisë. Edhefruthi, një virus që është shumë më ngjitës sesa SARS-CoV-2, mund të ofrojë një shembull optimist. Disa njerëz përfundojnëduke u infektuar pas vaksinimit. Por vaksina, në dekadat që nga premiera e saj, ka shtyrë kryesisht fruthin në çrrënjosje në SHBA, përveç shpërthimeve te lokalizuara të viteve të fundit tëlidhura kryesisht me normat e ulëta të imunizimit. Dhe disa njerëz të imunizuar që sëmuren kanë tendencë të marrin atë qëquhet ‘fruthi i modifikuar’, i cili është një version shumë më i butë i sëmundjes. Vaksina kundër fruthit nuk është perfekte. Pra, as vaksinat Covid, nuk ka vaksina perfekte. Por kjo nuk i bën atotë padobishme. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Edhe me gjithë publicitetin negativ ndaj vaksinave dhe mbrojtjesqë ato ofrojnë nga ‟shkencëtarët” që fshihen në platforma tëndryshme si media sociale etj., vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundje. Me siguri dhe deri tani, shumë më mirë të ekspozohesh ndaj virusit pas, sesa para vaksinës. E vërteta është në shifra: më shumë se 95% e të gjithashtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid gjatë kësaj vale tëfundit në SHBA kanë qenë në mesin e popullatës sëpavaksinuar.
Imuniteti sterilizues ose funksional:
Ne e dimë se arritja e një imuniteti sterilizues është pothuajse e pamundur, në fakt sistemet tona imune nuk mund të trajnohenpër të arritur përsosmërinë. Pra kjo nuk është as surprizë as mangësi e vaksinave Covid-19 apo dhe vaksinave të tjera. Mëtepër, kete vaksina që mbrojnë jashtëzakonisht mirë kundërsëmundjeve, mund të përfundojnë këtë pandemi. Jeta me sigurido të ishte më e lehtë nëse vaksinat do të ofronin mure tëblinduara të pathyeshme, që patogjenet thjesht nuk do t’ipenetronin. Por vaksinat nuk e bëjnë këtë. Supozimi ose pritja qëvaksinat ta bëjnë këtë, mund të jetë e rrezikshme. Pra, në vend tënjë imuniteti sterilizues, më e mira që mund të bëjmë është tëpërpiqemi për një imunitet funksional, sikurse është një rripsigurie në makinën tuaj, që nuk parandalon përplasjet, por mundtë shpëtojë jetën tuaj.
Për t’iu përgjigjur pyetjes së shtruar në fillim të këtijartikulli, pandemia do të përfundojë në kohë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ashtu siç kanë përfunduarshpërthimet e mëparshme. Qeveritë lokale dhe globale, do tëduhet të vendosin se me sa sëmundje janë të rehatshme tëjetojnë. Ka qasje se ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për tëbashkëjetuar me të, me aq siguri sa të mundemi. Pra, mbajtja e virusit larg, do të kërkojë gjithashtu përqendrim të më shumëvëmendjes në përmirësimin dhe zgjerimin e qasjes në trajtime, veçanërisht ilaçet që mund të merren me gojë jashtë spitalit oseqendrës së infuzionit. Deri atëherë, shumë prej nesh, veçanërishtdhe në veçanti të pavaksinuarve, do të na duhet të vazhdojnë tëmbërthehen për shumë muaj në kodrat dhe luginat e prangave tëkësaj pandemie.
* Nënkryetar i Federatës Pan -Shqiptare të Amerikës – VATRA.