Hapet ekspozita në kujtim të 5 vjetorit të vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj

Më 30 shtator 2021, në QKI “Malesia”, në Tuz, komuna e Tuzit, organizoi Ekspozitën e pikturave të piktorit me famë botërore,  të ndjerit Gjelosh Gjokaj.
Aktiviteti u mbajt në shenjë përkujtimi me rastin e  5 vjetorit të vdekjes së tij.
Fjalën e rastit në këtë aktivitet e mbajti piktorja e njohur Zake Prelvukaj.
Ekspozitën e hapi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Malesia.Org