Drejtësi për Shejllën!

Shkruan: Albert Bikaj

Krimet, veçanarisht vrasjet, janë tronditëse. Kjo e bën të veshtirë shprehjen; të kaplojnë emocionet, njëkohësisht të vlon e të ngrihet gjaku. Është gjëndje shoku, mbetesh pa fjalë. Edhe më të rëndë e bën fakti kur mëson se ka bashkëpunim me krimin, bashkëpunim me të keqën, kur fshihet krimi e krimineli. Është çnjerëzore, imorale, krim sipas ligjit hyjnorë e njerëzorë!

Kur dikush vret dikënd, para së gjithash vret një qënie njerëzore, vret dikënd të krijuar në imazhin e Zotit. Kryen krim të tmerrshëm, të dyfishtë; blasfemik! E kush mbron, mbeshtetë e bashkpunon me të keqën e këtij lloji bëhet pjesë e së keqës, pjesë e krimit, pjesë e blasfemisë! Kjo nuk është burrni, trimni, virtyt e as traditë e malsorit e Malësisë! Pikërisht e kundërta! Bashkëpunimi me të keqën gjithmonë është çmuar si tyrp, çnderim, kob i zi; e për çnderim malsorët thonë tradicionalisht: “Ma mirë me dek se me u koritë!” E keqja është bërë, t’mos bëhet edhe më keq, më zi, më e kobshme…

Drejtësi për Shejllën!
Kyrie eleison!